Live

Beqiri: Bojkotoni produktet serbe, mos bëni tregti me armikun

14:26 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kontabilisti dhe një ndër themeluesit e grupit “Besa- Besë”- Mos bli prodhime serbe, Lulzim Beqiri përmes një statusi në grupin në Facebok, ka reaguar se Republika e Kosovës po kërcënohet çdo ditë nga pushtuesi i papërmirësueshëm serb.

Ai ndër të tjera ka shkruar se ne po bëjmë tregti me armikun.

“Ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/groups/2281262918681383/?multi_permalinks=2677676332373371&ref=share

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...