Një ushtari ukrainas i është hequr një granatë nga kraharori i tij. Kirurgu Andriy Verba nga Vinnytsia kreu operacionin e guximshëm në shoqërinë e dy ushtarëve, duke e ditur se eksplozivi mund të shpërthente në çdo moment.
Mjeku nuk ishte në gjendje të kryente një operacion elektrokoagulimi, i cili përdor nxehtësinë për të kontrolluar gjakderdhjen dhe për të shkatërruar indet anormale, për shkak të frikës nga një shpërthim. Operacioni për heqjen e granatës ka rezultuar i suksesshëm dhe ushtari i plagosur po i nënshtrohet rehabilitimit të mëtejshëm.
Serhii Borzov, guvernator i rajonit Vinnytsia, tha: “Është shokuese. Mjekët tanë ushtarakë kryen një operacion për të hequr një granatë VOG të pashpërthyer nga trupi i një ushtaraku.
Studenti kosovar zbulon një metodë të re për humbje peshe
“Ai u hoq në prani të dy xhenierëve që siguruan sigurinë e personelit mjekësor.”
Andriy Verba është një nga kirurgët ushtarakë më të dekoruar në Ukrainë, të cilit i janë dhënë çmimet shtetërore Doktor i nderuar i Ukrainës dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. /abcnews.al