Live

Ndarja e 70 mijë eurove për librin “Reçaku”, Rashiq abstenoi

14:35 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Janë ndarë 70 mijë euro për botimin e librit “Reçaku” të ambasadorit William Walker.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të mërkurën gati krejt anëtarët e kabinetit qeveritar votuan pro këtij vendimi.

Por, ishte ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ai i cili nuk u pajtua dhe abstenoi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, foli rreth rëndësisë që ka ky libër.

“Këtë të diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me Masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...