Live

Këtë muaj rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur, hapja pritet të bëhet në Shkurt

17:33 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Lajmi i fundit që vjen nga komuna e Prishtinës është se rruga “Xhorxh Bush”, edhe gjatë muajit Janar do të jetë e mbyllur. Këtë e konfirmoi për Kosovalive, Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës. Por, një lajm tjetër që e dha Musliu është që kjo rrugë pritet të hapet për transportin publik, taksitë dhe veturat emergjente tek në muajin Shkurt.

“Muaji Janar do te jete muaji ku po presim qe intervenimet te përfundohen dhe ne muajin Shkurt te hapet rruga për qarkullim, sipas projektit. Tani jemi duke punuar ne intervenimet infrastrukturore, me qellim qe kjo rruge te përshtatet për projektin, i cili projekt parasheh çasjen e autobusëve, taxive dhe veturave emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat)., tha Musliu në një përgjigje me shkrim për Kosovalive.net

Qytetarët e anketuar nga Kosovalive kanë mendime të ndryshme për çështjen nëse duhet të jetë e mbyllur apo e hapur kjo rrugë edhe për vetura. 

Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim nga 26 nëntori i vitit 2022. Në këtë segment rruge u patën vendosur shtëpiza druri biznesesh në të njëjtën kohë kur pritej përfundimi i këtij viti./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...