Live

Ramë Lahaj e Shpend Ahmeti në konferencë të përbashkët për koncertin e nesërm

13:38 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj do të mbajë një koncert nesër në sheshin “Skënderbeu”.

Për këtë tenori dhe kryetari i Prishtinës u paraqitën para mediave.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh se interesimi i njerëzve për këtë koncert ka qenë i madh.


 “Pas një koncerti të suksesshëm me filarmoninë e Kosovës në kuadër të aktiviteteve 20/20, kemi vendosur që gjatë këtyre ditëve të diasporës kur ka edhe më shumë njerëz, që publikut të Prishtinës dhe Kosovës t’i ofrojmë edhe një eveniment fantastik, me këtë rast artistin tonë të mirënjohur Ramë Lahaj. Ai me miq do performojë në sheshin tonë. Po më pyesin për bileta, por s’ka bileta, është falas. Interesimi është tepër i madh”, tha Ahmeti.

Ndërsa tenori Lahaj insistoi se Prishtina ka nevojë për një sallë të denjë koncertale.

“Jam i lumtur, duke e pasur parasysh agjendën, që arritëm të organizojmë ketë koncert pasi ka edhe nga ata që i kanë shtyrë pushimet. E bukura e kësaj është edhe me ecë pak në shesh, me e pa se Prishtina po zhvillohet”, u shpreh ai.


Drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli tha se një koncert i tillë me tenorin Ramë Lahaj është një nder për Prishtinën.

Entuziast u shpreh edhe Dirigjenti David Crescenzi, i cili tha se ndjehet krenar që ndodhet në Kosovë për koncertin.

 “Mbrëmë pashë entuziazëm të mirë tek njerëzit dhe kjo është shumë mirë”, tha ai.

Koncerit ‘Ramë Lahaj and Friends’ do të mbahet më 1 gusht, me fillim nga ora 20:30 në sheshin Skënderbeu, Prishtinë

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...