Live

Momenti kur qeni i Policisë nuhati drogën e dy shqiptarëve në kufirin e Kroacisë

10:15 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik janë sjellur para drejtësisë dy shtetas shqiptarë, të cilëve iu gjetën 11 kilogramë heroinë. Ata u përpoqën t’ë dërgonin drogën në Kroaci nëpërmjet Malit të Zi.

Sipas mediave kroate, në pikën kufitare Karasovići me Malin e Zi, policët me ndihmën e një qeni zbuluan dhe sekuestruan heroinë me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Oficerët e policisë kanë ndaluar dy persona dhe një automjet në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Qeni i shërbimit ka reaguar pozitivisht gjatë një kontrolli paraprak në brendësi të mjetit.

Në një pjesë të fshehur të pjesës së brendshme të mjetit janë gjetur 20 pako me peshë totale 11 kilogramë.

“Ekzapertimi paraprak konstatoi se pako përmbante drogën heroinë,” tha Zoran Tikvica, shef i Departamentit të Policisë Kriminale të Departamentit të Policisë së Dubrovnikut.

Më datë 10 janar, rreth orës 11:30, në kontrollin kufitar të Karasoviqit ka mbërritur një automjet me targa shqiptare, i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa në vendin e pasagjerit ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...