Klan Kosova ka mësuar se U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së, dhe se lajmi i është kumtuar të njëjtit verbalisht të enjten në mëngjes.
Mediumi ‘Klan Kosova’ mëson se në vendin e tij është caktuar si U.D. Shpejtim Shurdhiqi.
Lidhur me këtë lajm, Kosovalive.net, ka provuar të kontaktoj me U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, por nuk ka marr ndonjë përgjigje.
Kujtojmë se ky shkarkim vjen pasi gjatë javës së kaluar ndodhi një rast i rrallë ku një pacient vdiq pas një operacioni dhjetë orësh nga çarja e aortës.
I gjithë procesi i operimit ishte xhiruar dhe u publikua si operim i suksesshëm nga kirurgu që mori pjesë në operim, Kushtrim Shala.
Tashmë i shkarkuari, ish-drejtori Brahimaj pati deklaruar se kirurgu Shala ishe i papërvojë për këtë operacion ndërkohë që pati bërë të ditur se ishte në pushim në kohë kur ishte kryer operacioni duke hequr përgjegjësinë nga vetja.