Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera.
Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga shtetet ishte edhe Gaboni.
Megjithatë sipas diplomatit kosovar, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Gaboni janë konstatuar marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe nevoja për bashkëpunim me Gabonin.
“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”, ka shkruar Kryeziu në Twitter.
I had a great meeting & discussion on 🇽🇰-🇬🇦current bilateral relations and future cooperation with my colleague from #Gabonese 🇬🇦 Republic to #Canada, H.E Mrs. Engone Rosine Epouse Oliveira.
— Adriatik Kryeziu (@Adriatik_K) January 11, 2023
Looking forward our continued collaboration 🇽🇰🤝🇬🇦! pic.twitter.com/B0XoB7KPIx