Live

A mund të bie Qeveria nëse Asociacioni nuk shkon përpara? Përgjigjet Haziri

19:54 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se a mund të bie Qeveria Kurti nëse nuk mundet ta qojë përpara çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar se ekzekutivi i tanishëm është i ngulfatur në dialog dhe se janë përballë kërkesës për progres në këtë proces.

“Kjo qeveri nuk lidhet shumë me vullnetin apo kërkesën tonë si opozitë për rënie eventuale nga funksioni i saj, në momentin kur nuk ke mundësi ta ushtrosh detyrën kushtetuese, ose të dërgosh përpara procese natyrshëm bien qeveritë”, tha Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Po shihet se edhe kjo qeveri është e ngulfatur me procesin e dialogut, nuk mundesh me u zhvillu. Qeveria e Isa Mustafës dallon prej qeverisë së Ramush Haradinajt, dhe të Hashim Thaçit në proceset e negociatave dallojnë, Thaçi është marrë me tjetër agjendë ka qenë krejt teknike, Mustafës iu ka përkthyer në krejt politike agjenda”.

“Haradinaj është marrë me tarifë dhe ka marrë përpjekje për me deblloku, ka pasë kushte procesi nuk kanë mundur t’i rezistojnë. Qeveria e Avdullah Hotit është ajo që e ka bërë një kornizë dhe ka përgatitur, por që Gjykata Kushtetuese me rolin e saj e rrëzoi, jo dialogu. Qeveria Kurti është përballë kërkesës për progres në dialog”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...