Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur javën e kaluar në Istog. Të premtën e kaluar, një punëtore shëndetësore në QMF-në e Istogut kishte njoftuar policinë për vjedhjen e kuletës dhe disa dokumenteve gjatë orarit të punës.
Pas një pune intensive, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj hajnin e dyshuar për këtë vjedhje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Avni Berisha nga fshati Sferkë, banues në Fushë Kosovë.
Burime të Indeksonline mësojnë se Berisha e ka organizuar profesionalisht këtë vjedhje. Ai ka veshur mantilin e bardhë në momentin e vjedhjes së kuletës duke u shtirur si mjek në momenin e kryerjes së veprës penale.
Avni Berisha është emër i njohur për Policinë e Kosovës. I njëjti ka mbi 50 vepra penale dhe vazhdon të jetë në liri nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.