Në emisionin EURO n’7 në T7, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka deklaruar se qeveria aktuale ka qasje armiqësore ndaj administratës publike dhe mos kujdes ndaj kushtetutës.
Këtë konstatim Shala thotë se e mbështet në formën dhe qasjen që qeveria ka pasur dhe ka në përpilimin e Ligjit për Zyrtar Publik dhe se qëllimi i vetëm i tyre duket të jetë politizimi i kësaj administrate.
“Me këtë ligj dëmtohet rënd edhe sistemi i karrierës për shkak se një zyrtar publik nuk ka motiv të avancohet, sepse e di që ai mund të zëvendësohet kurdo që ndërron qeveria me një militant partiak. Kjo qasje ju konvenon partive politike që kur të vijnë në pushtet t’i kenë dy mijë pozita të lira për të shpallur konkurse. Kështu që me këtë ligj po synohet të krijohet mundësia që qeveria të bëjë çka të dëshiron më administratën publike”, ka pohuar mes tjerash Shala.