Gjykata ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak duke e refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj kirurgut të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj.
Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, avokati i Zekajt, Mahmut Halimi.
“Pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë në çështjen kundër Dr.Isuf Zekaj, u refuzua kërkesa për paraburgim e Prokuroris Themelore dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
Beteja vazhdon drejtë zbulimit te prapaskenave dhe hijeve të errta….!”, ka shkruar Halimi.
Doktorit Isuf Zekaj së bashku me Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare-marrje të ryshfetit në spitalin publik të Vushtrrisë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.