Live

Prishtina Parking do t’i njoftojë për skadim 10 minuta më herët shfrytëzuesit e parkingjeve

17:11 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Prishtina Parking ka lansuar një shërbim të ri për të gjithë ata që përdorin parkingjet e hapura të kryeqytetit.

Sipas këtij shërbimi, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hpaura në cilëndo zonë, pasi kalojnë 50 minuta nga momenti i parkimit, do iu vije një mesazh në telefon që tregon se kanë dhe 10 minuta në dispozicion të një orëshit të parë të shfrytëzimit të parkingut.

Ky është njoftimi i plotë i Prishtina Parking:

Nga sot, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë. Ky njoftim do të jetë në minutën e 50-të të parkimit tuaj, duke iu dhënë mundësinë të vazhdoni me pagesën e re, ose të lironi hapësirën. Ky shërbim shtesë ka për qëllim që maksimalisht të evitojë gjobat ndaj klientëve tanë që për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten.

N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. ka për synim që të avancojë çdo ditë shërbimin ndaj qytetarëve. Këto ndryshime dhe përmirësime në shërbim gjithmonë vijnë si rezultat i kërkesave të qytetarëve. Ka pasur raste të shpeshta ku pas skadimit disa minutësh të pagesës, konform rregulloreve përkatëse, kontrollorët tanë kanë shqiptuar gjoba për mungesë të pagesës në orën e dytë. Ne e kemi kuptuar drejtë ankesën e qytetarëve që është e vështirë që gjatë aktiviteteve të tyre, të kujtojnë kohën për ridërgim të SMS pas skadimit të kohës së paguar. Sikur edhe e kemi premtuar në diskutime me qytetarë dhe diskutime publike e media, tani më po e implementojmë SMS rikujtues që të lehtësojmë procesin e parkimit dhe pagesës për qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua