Live

Pas letrës së Kushtetueses, Kuvendi pezullon procedurat për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

21:52 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës ka pezulluar procedurat për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese në një letër dërguar këtij institucioni ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i kontestuar nga 11 deputetët, nuk mund të dekretohet, as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të kësaj gjykate.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Drejtoria për Media e Kuvendit.

“Ju konfirmojmë se Kuvendi ka pranuar shkresën nga Gjykata Kushtetuese në periudhën midis dy sesioneve, pra në kohën sa është në pushim. Për dijeni, procedurat për procedim të mëtejmë të ligjit të përmendur, janë pezulluar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, është bërë e ditur se sesioni pranveror do të nisë më 16 janar 2023 dhe shkresa e Gjykatës Kushtetuese do të iu shpërndahet deputetëve për komente eventuale.

Afati i përgjigjeve sipas shkresës është 23 janari 2023.

Ndryshe, Ligji për Zyrtarët Publikë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese një javë pas miratimit.

Kontestimin e tij në këtë instancë të shtetit e kanë bërë dy partitë opozitare, PDK e LDK – pasi nuk janë pajtuar me disa nene të tij.

Ndryshe, për ligjin në fjalë kundër është deklaruar edhe Bashkimi Evropian duke thënë se i njëjti është problematik në lidhje me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...