Një ngjarje jo e mirë i ndodhi Hazir Stubllës, natën e Vitit të Ri.
Atij iu dogj e tërë banesa në vlerë prej 100 mijë eurosh në Gjermani, derisa ai ishte për pushime në Kosovë.
Kështu ai dhe familja e tij (gruaja dhe katër fëmijët), kanë mbetur në rrugë.
Stublla kishte marrë video nga fqinjët e tij teksa kishe ndodhur rasti i rëndë, shkruan gazeta gjermane BILD përcjell Klankosova.tv
49-vjeçari punon si taksist.
Ai njihet për gjestin e bërë ndaj portierit të kombëtares gjermane, Manuel Neuer.
Burri nga Kosova ia kishte kthyer portofolin me para në vlerë prej 800 eurosh bashkë me kredit kartelat dhe dokumentet personale.
Hazir Stublla, kishte udhëtuar 120 kilometra për t’ia dhënë atij portofolin