Është arrestuar nga autoritetet italiane bosi i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro, i cili prej 30 vjetësh kërkohej nga sistemi i drejtësisë italiane për krime të ndryshme.
Në çastin e kapjes, bosi italian i mafies ishte duke marrë trajtim në një klinikë spitale në Palermo, Maddalena.
Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido.
Mafiozi italian dyshohet se është i përfshirë në dhjetëra vrasje në Milano, Firence dhe Romë.
Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij.