Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Y.B. për veprën penale ‘organizimi dhe pjesëmarrja në grup terroristë’, si dhe ‘lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit’.
I akuzuari Y.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim prej pesë vjetëve, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
“I akuzuari Y.B. me qëllim të bashkëngjitjes organizatave terroriste në muajin mars të vitit 2013, me dashje dhe me vetëdije të plotë duke qenë në dijeni që veprimi i tillë është i kundërligjshëm, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në atë mënyre që e ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të tij në Republikën e Kosovës dhe ka udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’ për në Turqi”.
“E pastaj përmes Republikës së Turqisë ka udhëtuar drejtë shtetit të Sirisë dhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të merr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘’ Daela-Islamia’’, e cila më vonë është njohur si ISIS, organizatë kjo e shpallur, organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku ka qëndruar deri me datën 28 Maj 2022, kur edhe është kthyer nga Siria në Kosovë”, thuhet në njoftim.