Jo 500 euro, por dënimi për mos e respektimin e shenjës së trafikut në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet është 40 euro.
Në fakt ky është dënimi i përcaktuar me ligj e jo siç tha të premten e 14 Janarit, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, se gjoba për shkelje të tillë është 500 euro.
Sylejman Halili, shef i operativës në njësinë e trafikut në polici për regjionin e Prishtinës, deklaroi se hyrja me veturë në këtë shesh dënohet me 40 euro ndërsa tejkalimi i kolonës në vijë të plotç gjobitet me 150 euro dhe marrje të patentë shoferit.
“Në rrugën ‘Xhorxh Bush’ është vijë e plotë, d.m.th është ndalim i tejkalimit. Në momentin kur shoferi tejkalon në atë rrugë atëherë i shqiptohet fletëparaqitja dhe gjoba 150 euro dhe i konfiskohet për tre muaj patent shoferi”, deklaroi ai në Klan Kosova, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Për mosrespektim të shenjës së trafikut tashti e jep ligji i trafikut, d.m.th është 40 euro, jo 500 euro”, tha ai.
Policia ka shpërndarë 100 gjoba prej 40 eurove nga mëngjesi deri në mbrëmje.