Raportohet se flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë së Madhe, të cilët ishin varur sot përballë hotelit ku po qëndron presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Davos, tashmë janë hequr nga muri.
Sipas Kosovo Online, heqja e flamujve është bërë e ditur nga një gazetar i mediumit të afërt me regjimin, Tanjug.
Kujtojmë se, kur Vuçiq kishte mbërritur në Davos, ai është ‘pritur’ me dy flamuj, një të Kosovës dhe një të Shqipërisë së Madhe, të cilët ishin vendosur përballë hotelit të tij.
Në Davos të Zvicrës është duke qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë një takim mes tij dhe Vuçiq.