Në seancën përgatitore për gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, nga ZPS-ja kanë thënë se janë duke përgatitur një kërkesë për të shtuar prova materiale.
Në pyetjen e gjykatësit lidhur me fazën e përgatitjes, nga ZPS kanë thënë se nuk kanë ndonjë kërkesë plotësuese për të shtuar dëshmitarë në këtë pikë.
Më tej, është thënë se një kërkesë për shtimin e provave materiale po shpresojnë ta dorëzojnë deri në fund të muajti.
“Në varësi të masave mbrojtëse gjithçka është nxjerrë, nuk kemi ndonjë kërkesë plotësuese për të shtuar dëshmitarë në këtë pikë, jemi duke përgatitur një kërkesë për të shtuar prova materiale që shpresojmë ta dorëzojmë deri në fund të muajit”, kanë thënë nga ZPS-ja.