Live

Kjo është gjendja shëndetësore e “Lugatit”

11:13 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Banori i Big Brother Kosova, Gjon Karrica e ka lënë shtëpinë mëngjesin e sotëm pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore. “Lugati” po trajtohet në QKUK.

Drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se “Lugati” është në gjëndje stabile dhe momentalisht nuk ka ndonjë shqetësim.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje, ai tha se Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...