Live

Avokati i Veselit: Dëshmitarët mund të jenë të manipuluar nga shërbimi sekret i Serbisë

13:01 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Avokati i mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, gjatë konferencës për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në Hagë, e ka shprehur shqetësimin e tij se disa nga dëshmitarët mund të manipulohen nga shërbimi sekret i Serbisë.

“Shumë dëshmitarë që prokuroria synon t’i thërras në këtë çështje janë të përshirë në mënyrë të tërthortë me shërbimet e inteligjencës së Serbisë”, tha Emmerson.

“Dhe hapi i parë që ka qenë objekt i debatimit ligjor është se në deri në çfarë mase duket prokuroria t’i tregoj mbrojtës së këto dëshmi tilla vijnë nga Serbia”, shtoi ai.

Ai ka shprehur dyshimet e tij se dëshmitarët mund të jenë të manipuluar.

“Se si këta dëshmitarë janë të përfshirë në aktivitete që mund të manipulohen nga shërbimet e inteligjencës në bazë të provave dhe përfundimeve sepse në rastin Limaj dhe Haradinaj janë manipuluar provat”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...