Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Moska ende nuk ka parë ndonjë propozim serioz për paqen në Ukrainë.
Sipas tij, sugjerimet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ishin absurde, shkruan Reuters.
Lavrov tha se Moska ishte e gatshme për të diskutuar konfliktin me vendet perëndimore dhe për t’iu përgjigjur çdo propozimi serioz, por theksoi se çdo bisedim duhet të adresojë shqetësimet e Rusisë, sa i takon sigurisë.
Lavrov bëri thirrje që NATO të heqë “infrastrukturën e saj ushtarake” nga Ukraina dhe vendet e tjera afër kufijve të Rusisë.
“Sa i përket perspektivës për negociatat midis Rusisë dhe Perëndimit për çështjen e Ukrainës, ne do të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo propozimi serioz. Por ne nuk shohim ende ndonjë propozim serioz. Ne do të jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë dhe të vendosim ”, nënvizoi kryediplomati rus.