Live

Siguria dhe prioritetet për 2023-ën, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

16:12 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbledhur këtë të mërkurë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Presidenca ka bërë të ditur se në Këshillin e Sigurisë do të bëhet një analizë e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe po ashtu do të diskutohet edhe në lidhje me prioritetet për vitin 2023.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”, është bërë e ditur në njoftimin e Presidencës, shkruan Rtsh

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jenë të pranishëm anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...