Kryetari i Gjilanit që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni ka folur për atentatin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve të tjerë nga partia e tij.
Hyseni ka thënë se këto janë të panevojshme dhe të rrezikshme.
“Nuk e di për Zotin, tash me gjeneratat e reja të politikës, situata të tilla janë shqetësuese, kjo nuk është mirë që ndodh, me gjithë rivalitetin politik, deri në këtë nivel jo vetëm e panevojshme, por edhe e rrezikshme të shkohet.” – ka thënë ai në ATV.
Ai ka thënë se duhet të presim për detaje për të parë se çfarë ka ndodhur.
“Tash nuk i dimë, duhet t’i presim detajet tjera për të parë çfarë ka ndodhur. Urojë të jetë gjithçka mirë dhe policia ta ketë situatën në dorë.” – ka thënë ai pak çaste pas publikimit të lajmeve për atentate ndaj zyrtarëve të LDK-së.
Zyrtarët e LDK-së që po raportohet se janë kërcënuar me atentat janë Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi.