Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediumin serb “Nedelnjik” është shprehur edhe në lidhje me Ballkanin e Hapur për të cilin ka thënë se i pëlqen.
Qëndrimi i ShBA-ve për këtë nismë rajonale peshon shumë në Kosovë, marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve me bindje pro-amerikane.
Hill u shpreh se kjo ishte një nismë në të cilën bizneseve iu mundësohej që të kapnin një treg më të gjerë.
“Nuk duroj dot që të pres në radhë me makinë dhe nëse ky proces zvogëlon pritjen, atëherë do ta mbështes,” – u shpreh z. Hill, transmeton Kosovo-Online.
Ai u shpreh se kjo është një iniciativë e shkëlqyer.
“Vlerësoj se gjithçka duhet të zgjidhet duke marrë dikush diçka, e dikush tjetër diçka tjetër,” – theksoi ai.