Live

Hamza: Fat i mirë që nuk kemi humbje të jetës së njerëzve, por dëmet materiale janë shumë të mëdha

21:56 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se nga vërshimet e sotme nuk ka humbje të jetës së njerëzve, por se dëmet materiale janë shumë të mëdhave.

Hamza në një lidhje të drejtpërdrejt për Tëvë1 tha se dhjetëra familje në Mitrovicë janë evakuuar.

“Ka pasur nevojë që dhjetëra familje të evakuohen. Është fat i mirë që në këtë situatë nuk kemi humbje të jetës së njerëzve. Familjet janë evakuuar në disa pjesë të Mitrovicës”, u shpreh Hamza.

Por, sipas tij dëmet materiale nga vërshimet gjatë ditës së sotme në Komunën e Mitrovicës janë shumë të mëdha.

“Dëmet materiale janë shumë të mëdha. Janë me pasoja shumë të mëdha ekonomike. Njerëzve u janë dëmtuar shtëpitë, prona,orenditë, gjithçka që kanë pasur brenda shtëpive të tyre, por janë dëmtuar edhe edhe bizneset, infrastruktura dhe normalisht edhe objektet tjera publike”, deklaroi Hamza.

I pari i Mitrovicës më tej tregoi se cilat ka qenë zonat më të prekura në këtë komunë.

“Kanë qenë të rrezikuara shtëpi në fshatin Kushtovë, në Vaganicë, në pjesën e anës së majtë dhe të djathtë të lumit Ibër në pjesën të Suhodolli dhe në këtë pjesën tjetër, pastaj te 2 korriku. Bajri ka qenë shumë i rrezikuar dhe normalisht që ka qenë tërësisht e vërshuar qendra e qytetit”, shtoi Hamza.

Ai tha se reshjet e shiut kanë filluar në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë lumejtë Ibri dhe Lushta kanë dal nga shtrati.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...