Prej mëngjesit të sotëm, për shkak të reshjeve intensive të dëborës Rruga e Arbrit, by-pass-Qafë Murrizë, është bllokuar.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe hapjen e tyre.
Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë shoferëve të mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të përshkojnë aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Po ashtu të bëjnë kujdes të shtuar, të shmangin manovrat e panevojshme dhe të mbajnë shpejtësinë nën kontroll. /dritare.net/