Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Kosovës ka dal me raportin e fundit mbi gjendjen në disa komuna të Kosovës për reshjeve të shiut dhe vërshimeve.
Sipas AME-së, dje një pjesë e territorit të Republikës se Kosovës është përfshirë nga shiu i cili shkaktoi vërshime sidomos në Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.
Në këto vërshime u rrezikuan më së shumti Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat në Veri të Kosovës si Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Sipas kësaj Agjencie përball kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike të gjithë duhet të kenë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Njoftimi i plotë:
Veprimet e ndërmarra:
Pas marrjes se Raportit për motin nga IHK-, AME fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marre këto veprime:
– Ngritja nivelit të gatishmërisë emergjente të QOE112 për tërë Kosovën, prandaj në kuadër te këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë te tjerë të AME-se dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale kanë pasë për qëllim grumbullimin e informacioneve te shpejta dhe te sakta nga terreni;
– Të gjitha NJPZSH-te kanë ngritur nivelin e gatishmërisë dhe janë përforcuar me ekipe shtese për tu angazhuar ne terren sipas gjendjes aktuale dhe vendngjarjeve me rrezikshmëri më të lartë.
– Grumbullimi i të dhënave është bërë ne mënyrë permanente nga Qendra Operative e AME-se ku janë analizuar dhe janë marr vendime sipas situatës ne terren.
– Ministria e Brendshme ka qene e informuar vazhdimisht me qëllim që të vlerësohet gjendja aktuale, ndermirën masat parandaluese dhe te reagohet ne vendin e ngjarjes ne mënyre efikase dhe efektive.
Apel i AME-së
Të dashur qytetarë:
Përball kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdese dhe vigjilencë të shtuar!
Qendrat Operative Emergjente janë aktive 24/7, andaj ju lutemi që ti kontaktoni ato përmes numrit emergjent 112 (pa pagesë) rreth çdo vështirësie qe mund të përballeni.
Situata aktuale pas vërshimeve:
Mbështetur nga te dhënat e QORE dhe Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe shpëtim, situata me e renduar nga vërshimet paraqitet ne Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikuan me se shumti Komunat: Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat ne Veri te Kosovës: Mitrovica, Zvecani dhe Zubin Potoku.
Te vërshuar nga reshjet atmosferike por me intensitet me te ulte janë edhe regjionet e tjera, por te cilat janë nen menaxhim dhe monitorim te Plote nga NJPZSH-te dhe QOE 112