Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gjendja është mjaft e rëndë në disa fshatra dhe në disa pjesë të qytetit për shkak të vërshimeve, raporton Gazeta Blic.
Elezaj ka thene se ka dëmtime të infrastrukturës rrugore, shtëpi dhe biznese dhe se dëmi është i konsiderueshëm.
“Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do t`i ndihmojmë qytetarët e dëmtuar. Gjithsesi do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndajë një fond të veçantë që t`i ndihmohet familjeve të dëmtuara, sepse buxheti komunal është i kufizuar” ka shkruar ai në Facebook.
Njoftimi i plotë: