Live

​BBC shkruan për rekrutimet e Wagner në Serbi

11:59 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një video e publikuar nga mediat në Rusi se vullnetarë serbë stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ka nxitur reagim në Serbi.

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner, realizoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi se kjo ishte kundër ligjeve të vendit të tij.

“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha ai.

“Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien e saj për t’u bashkuar me BE”, shkruan BBC.

Duke lënë të kuptohet për marrëdhëniet më pak se rozë me Moskën, presidenti Vuçiç tha se Serbia jo vetëm që ishte “neutrale” në lidhje me luftën në Ukrainë, por se ai nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për shumë muaj.

“Në Beograd, ku muralet provokuese janë jashtëzakonisht të zakonshme, emblema e kokës së vdekjes së Wagnerit u shfaq në një mur në qendër të qytetit javën e kaluar. Ai u viztua nga Patrullat Popullore, një organizatë e krahut të djathtë ekstrem, e cila më parë ka organizuar mitingje pro-ruse me pjesëmarrje të rrallë”, shkroi BBC.

Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të ruajtur “neutralitetin” në agresionin rus në Ukrainë, lidhjet e tyre me Rusinë e kanë bërë të pamundur të fshihet animi serb nga Rusia.

Serbia, edhe pse një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka pranuar asnjëherë të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe të sanksionojë Rusinë. Madje, në kohën kur të gjithë dënojnë Rusinë, Serbia firmoni një marrëveshje për politikë të jashtme me Rusinë.

Nuk kanë munguar as deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë që vendi i tyre duhet të jetë në krah të Rusisë.

Madje rrugëve të Beogradit shpeshherë pas fillimit të luftës në Ukrainë ka pasur marshe në mbështetje të Putinit dhe Rusisë dhe thirrje kundër Kosovës dhe shteteve perëndimore dhe NATO-s.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...