Live

Këta janë katër banorët e rinj që iu shtuan mbrëmë Big Brother Kosova

12:02 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Para se spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova të niste mbrëmë, “Vëllai i Madh” ka paralajmëruar për katër hyrje të reja që do t’i bashkoheshin shtëpisë më të ndjekur të momentit.

Banori i parë që ka nisur nis aventurën e tij televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është këngëtari Lorik Shaqiri, për publikun i njohur me emrin skenik si – Blasta, të cilin e ka prezantuar Fifi, teksa dyshja kanë interpretuar bashkë këngën e tyre “Bjeri”.

Banorja e dytë e Big Brother është Himena, një vajzë që merret me shkrim, muzikë e aktrim, derisa personalitetin e saj duket ta karakterizojnë edhe disa veçori.

Banori i tretë, i cili mbrëmë gjatë natës spektaklit Prime u prezantua për publikun dhe filloi aventurën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend është Bruno Pollogati.

Bruno prej vitesh njihet edhe si anëtar i grupit të famshëm muzikor “Revolt Klan”, ndërsa duke folur për personalitetin e tij, ai ka thënë se veçohet për “shpirtin e tij konkurrues”.

Kurse banori i katërt që iu bashkua kastit të Big Brother Vip është Atdhe Xharavina.

Atdheu është një nga personazhet më të famshme publiku, popullariteti i të cilit erdhi pas pjesëmarrjes së tij nëpër programe të ndryshme televizive.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...