Live

Gjinovci thotë se s’ka racizëm ndaj Drenicës: Racizmi nuk sjellë vërshime, korrupsoni po

14:29 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas komenteve me ofendime ndaj qytetarëve të rajonit të Drenicës, duke thënë se nuk ekziston racizëm për atë rajon.

Sipas tij, “racizmi nuk sjellë vërshime, korrupsioni po”.

Gjinovci lë të kuptohet se komapnitë kanë abuzuar në nxjerrjen e zhavorit, gurëthyesit, që ka ndikuar në trajtimin e ujërave dhe lumenjeve.

Për këto, ai ka kërkuar hetime nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria aktuale duhet me bo komision shtetëror për hetimin e shkaqeve të këtyne përmbytjeve me këtë sasi reshjesh dhe pa humbë kohë me i ndihmu qytetarët tanë me sa të jetë e mundun, kompensime të majme e jo lëmosha.” – shtoi tutje analisti.

Postimi i plotë:

Cilat pushtete dhe cilat kompani i kanë rregullu shtretërit e lumenjve në këto tri komuna? Kjo është pytja themelore për vërshimet. Tjerat janë pallavra.

Nuk ekziston asni racizëm ndaj Drenicës. Në fund të fundit vërshimet jom 100% i bindun që janë pasojë e korrupsionit si për shembull trajtimi i ujërave/lumenjve – kompanitë abuzive në nxjerrjen e zhavorit, gurëthyesit – shpyllëzimi i kodrave, intervenimet amatere në shtretërit e lumenjve nga kompanitë e pushtetarëve, abuzimi me kanalet e drenazhës etj. etj. Racizmi nuk sjellë vërshime, korrupsioni po. Natyrisht që edhe ngrohja globale, ama për sa kohë reshjet s’jon konë ekstreme, i bjen që ka ndryshu terreni, pra u tjetërsu përmes korrupsionit. Qeveria aktuale duhet me bo komision shtetëror për hetimin e shkaqeve të këtyne përmbytjeve me këtë sasi reshjesh dhe pa humbë kohë me i ndihmu qytetarët tanë me sa të jetë e mundun, kompensime të majme e jo lëmosha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...