Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bëri të ditur se janë rreth 320 familje të prekura direkt në vërshimet. Nura ka theksuar se gjendja në qytetin e Skenderajt ka filluar që të stabilizohet. Ani se ende nuk kanë ardhur deri në një përfundim se sa është shifra e dëmeve, kryetari Nura tha se bëhet fjalë për dëme miloneshe.
“Gjendja ka filluar të stabilizohet në kuptim e asaj se siç ishte dy ditë me parë. Për momentin po merremi me etiketimin e dëmeve, por në të nëjtën kohë me furnizimin e familjeve të akomoduar dhe ato që kanë nevojë. Deri tani kemi diku rreth 320 familje që janë të goditura direkt nga vërshimet. Gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes kemi furnizuar me ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme elementare për jetesë. Jemi duke e mbikëqyr gjendjën sidomos në pjesët e qytetit, po bashkëpunojmë edhe me ekipet e tjera përfshirë KEDS-in, kompaninë e ujësjellësit për t’i ofruar shërbimet e nevojshme pjesëve të qytetit dhe fshatrave që kanë nevojë.
Më tej, ai tregoj se janë nëntë ura që janë rrënuar dhe shumë rrugë që janë të pa kalueshme.
“Ka qenë 120 familje të evakuuara ndërsa regjistrimi i dëmeve tek ekonomitë familjare deri sot në mengjes para takimit të shtabit të emergjencave. Veç në ditën e kaluar kanë qenë diku 300 familje që janë regjistruar dhe janë evidentu që kanë pësuar direkt dëme të natyrës, por që duhet komisonet përkatëse t’i evidentojnë. Ende nuk kemi një vlerësim adekuat, por bëhet fjalë dëme milionëshe për faktin se kemi të shkaktuara edhe një pjesë të madhe të infrastrukturës publike. Nëntë ura janë rrënu plotësisht janë të pakalueshme, shumë rrugë janë demtuar janë bërë të pa përdorshme dhe gjithashtu ka pasur sasi të dheut nëpër akce të caktume. Besoj që shumë shpejtë do të dalim edhe më shifra të sakta rreth nivelit të dëmit”, tha ai.
Komuna e Skenderajt është duke bërë furnizim me gjërat e nevojshme për të githë qytetarët që kanë nevojë.
“Është pa një solidaritet i jashtëzakonshëm të qytetarëve të Skenderajt pikërisht në ditën që ka ndodhë rasti i fatkeqësisë natyrore dhe të gjitha familjet janë akomoduar çoftë tek farefiset, tek qytëtarët vullnetmirë që i kanë ofru akomodim. Dhe ne jemi duke i regjistruar duke i ofruar ndihmën e nevojshme për furnizim me gjërat e nevojshme. Sot e kemi një rast që kemi bërë një akomodim në institucionet publike një familje ndërsa po presim nëse eventualisht ka nevojë”, theksoi Nura për Kosovalive.net.
Nura është falënderues nga të gjitha komunat që i kanë dal në ndihmë në këtë kohë komunës së Skenderajit.
“Ndihmë kemi pas nga FSK-ja diku në orët e vona të natës, të cilët kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, ekipi i zhytësve kanë larguar shumë familje të cilat kanë qenë të bllokuara totalisht. Kemi pas ndihmë edhe nga ekipet e zjarrëfikësve, në mënyrë të veçantë duke e falenderuar kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj, i cili atë ditë me ka marrë direkt në telefon dhe me ka ofruar gjithë mundësitë, po ashtu edhe komunat e tjera që në komunikim me njësitë e zjarrëfikësve me komunën e Skenderajt kanë ardhur atë ditë në ndihmë”, pohoi ai.
Kryetari Fadil Nura pohoi se zonat më të prekura nga vërshimet janë qendra e qytetit të Skenderajit, fshati Kuqicë, Klina e epërme, Klina e mësme, Klina e ulët, është Llausha jashtëzakonisht shumë e goditur, Tushila. /Kosovalive.net/