Bizneset në fshatin turistikë Bogë të Pejës po falimentojnë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe internetit tash e katër ditë.
Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së promovimit të turizmit malore të Kosovës dhe njëri nga pronarët e një hoteli në Bogë të Rugovës, Skënder Thaçi.
“Boga u bë katër ditë pa energji elektrike, një papërgjegjësi absolute e KEDS-it në Pejë. Turistët po ikin në mungesë rrymës, shumë rezervime janë anuluar për shkak të mungesës së rrymës dhe internetit. Bizneset po falimentojnë. Ky avaz i KEDS-it po zgjat me vite. Viti 2023 dhe Rugova të vuaj në mungesë të energjisë elektrike, është e pafalshme. Turpi e mbuloftë KEDS-in dhe personat kompetent, një papërgjegjësi absolute”, ka thënë ai.