Strehë e siguri gjejnë në Qendrën për Punë Sociale. Secila grua e cila përjeton dhunë në familje merr ndihmë nga institucionet përkatëse, pork jo i ofrohet në një periudhe te kufizuar.
Tutje, të mbijetuarat e dhunës, detyrohen të vazhdojnë jetën diku tjetër, pavarësisht rrethanave sociale e ekononike.
Madje, ka raste që janë të detyruara të kthehen tek abuzuesit e tyre.
Për të shamangur këtë fakt, komuna e Prishtinës ka përpiluar një plan.
Që nga muaji shkurt, këto gra mund të përfitojnë shtesa prej 500 eurove, për dy vite.
Pertej kesaj, plan i metejme eshte edhe indkuadrimi i tyre në tregun e punës.
Një iniciativë e tillë po pëlqehet edhe nga rrjeti i grave, pavarësisht se për to është i vonuar si projekt.
Gratë në Kosovë në numër të madh vazhdojnë të jenë të varura ekonomikisht dhe të pa punësuara.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës punësimi te gratë është veç 14.1 për qind. Gratë janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor.