Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ka shpërthyer edhe një debat mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut për shkëmbimin e territoreve.
Pas deklarata të tyre, deputetja Jeta Statovci ka dal në mbrojte të Presidentes Osmani.
Statovci përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së Çitaku si ambasadore të ndarjes së Kosovës.
“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora”, ka shkruar deputetja.
Pas deklaratës së Statovcit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ku ka ftuar deputeten Statovci që t’i viziton fshatrat e Drenicës, të cilët janë vërshuar nga të reshurat ditëve të fundit.
“Zonja Jeta Statovci, kolege e nderuar, sa merresh me teori konspirative të ftoj qysh nesër ta vizitosh fshatin Tushile, ku gjatë luftës u strehuan mbi 30 mijë refugjatë e sot është rrënuar nga vërshimet! Në Tushile do ta mësosh të vërteten se kush i mbrojti kufijtë e Kosovës e kush është i gatshëm ti mbrojë edhe sot, nesër dhe sa herë të jetë nevoja!” – ka shkruar Musliu.
LEXO EDHE: