Nga nesër rifillon procesi mësimor në shkollat e komunës së Klinës.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Klinës, të cilët kanë treguar se procesi mësimor do të vazhdojë me orar të rregullt.
“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se nesër, më datë 23 janar, rifillon procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit. Procesi mësimor do të vazhdojë me orar të rregullt, ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse.” – thuhet në njoftim.