Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur.
Durmishi thotë se kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve
Njoftimi i tij i plotë:
Rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur.
Disa lajme që po qarkullojnë se është mbyllur pika kufitare në Kullë për shkak të borës së madhe, nuk kanë të bëjnë për rrugën në territorin e Kosovës.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve.