Ndërprerjet emergjente të energjisë prekën pesë zona të Ukrainës, ka thënë sot operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Ukrainës, shkruan Sky News.
Kjo sepse termocentralet dhe rrjeti elektrik u dëmtuan nga sulmet me raketa dhe dron ruse më 14 janar, tha Ukrenergo.
Kufijtë e konsumit u tejkaluan në qytetet Kharkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhya, Lviv dhe provincën Volyn para orës 9 të mëngjesit të sotëm, duke çuar në ndërprerje.
Temperaturat pritet të ulen deri në -4 gradë celsius në Kharkiv sonte, sipas Met Office.