Gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në facebook i ka kritikuar mediat për sulmin që po i’a bëjnë garuesit për drejtor të RTK-së, Rilind Gërvalles.
“Ju, kolegë të medieve online e çfarëdoqofshi, sulmet tipike të turpshme, 100 për qind me porosi, që po ia bëni në emër të gazetarisë, garuesit për drejtor të RTK-Televizionit, Rilind Gërvalla, janë praktikë e fëlliqur e zanatit”, ka shkruar Berisha.
Tutje, ai thotë se edhe ai i ka përjetuar sulmet duke u shprehur se “Nuk e di me këtë postim, a i bëj keq apo mirë Rilindit! E kam atë guxim të them se, zgjedhja e tij drejtor është e shëndetshme për RTK-në!”
Postimi i plotë: