Një femër në Prizren ka pranuar tretman mjekësor.
E njëjta është sulmuar fizikisht nga një person i cili është arrestuar nga Policia.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Prizren 23.01.2023-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.