Live

LDK për rritjen e tatimit në pronë: Qeveria e paaftë

15:12 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rritjes së tatimit në pronë.

Sipas LDK-së, për shkak të rritjes së barrës tatimore si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim.

Kjo parti opozitare po vlerëson se kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e pa tolerueshme.

Reagimi i plotë:

Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend.
Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi.
Me këtë shkallë enorme të inflacionit, në mungesë të rritjes së ardhurave, në rëndesë ekonomike, kjo politikë e Qeverisë na shpërfaqet si një tjetër dështim i madh. Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari.
LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore.

Ndërsa, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.

Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...