Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.
Ai ka postuar një reagim në të cilin thotë se problemi ka qenë që “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.
“Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!” – është shprehur deputeti.
Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.
POSTIMI I PLOTË:
𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐍𝐔𝐊 𝐞 𝐤𝐚 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë!
Sa për sqarim, çka ka ndodh është se:
Komisioni i Ministrisë së Financave e ka bë vlerësimin e objekteve dhe pronave dhe në gjithë territorin e Republikës. Çka ka ndodh më herët, 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐪𝐞𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐞𝐧𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚, dhe tani që është bë vlerësimi real, sigurisht që është rritë edhe shuma për pagesë. Për shembull, nëse një apartament ka qenë i vlerësuar 20,000€, tash komisioni ka vlerësu që i njejti apartament e ka vlerën ta zëmë 30,000€, pra vlerën reale të tregut. Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!
Shuma për tatim caktohet nga Komuna, jo nga Ministria e Financave. Komisioni në Ministri vetëm ka bë vlerësimin e pronave, kurse Komuna e cakton vlerën tatimore.
Për më tepër, këto vlerësime iu kanë dërgu komunave në tetor, dhe NUK ka pas asnjë reagim nga asnjëra prej tyre.
Çka ka rëndësi është se 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐪ë 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐯𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐉𝐎 𝐭ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë. Çdo lajm që thotë ndryshe është fake news.
Për fund, jam i bindur që 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞, por me rëndësi me u sqaru që mjetet e tatimit i marrin komunat, e jo qeveria, dhe qeveria as nuk e ka rritë, por as nuk e ka ulë tatimin në pronë!