Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Altin Dumani.
Siç bëhet e ditur në Facebook, ata kanë diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, shkruan abcnews, përcjell Klankosova.tv.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasadorja Hohmann në Facebook.