Live

FSK dhe AKB nënshkruan memorandum bashkëpunimi

10:01 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministrisë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Armend Mehaj Ministër dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini Kryetari i AKB-së sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së.

Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm Gjenerali Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të Kosovës.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbështetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.

Shahini falënderoj Ministrin e Mbrojtjes, Mehaj dhe Komandantin e FSK, për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmën që sot po nënshkruajmë ketë bashkëpunim.

“Njëherit ju përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK cdo ditë e më shumë po na bëni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë”, tha ai.

Një falënderim i veçantë sipas Shahinit, shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi, të cilët ne momentin e pare qe kemi prezantuar ketë projekt e kane mbështetur dhe kane shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së.

“Në emër të AKB dhe bizneseve , zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe shërbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse, për pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake”.

Shahini ka ftuar të gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes të Kosovës që të bashkoheni në ketë iniciativë për të mbështet Ushtrinë e Republikës së Kosovës në ditë dhe ne fazën e dytë.

“ Ministër i Mbrojtjes, faleminderit për mbështetjen e AKB për ketë iniciative e cila është ndihmë dhe respekt për FSK ndersa për neve është respekt dhe motive për të punuar edhe më shumë për vendin. Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike qe praktikojnë ti mbështesin Ushtrinë e vendit tyre. AK B dhe ju përfaqësues të Bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatishmërinë dhe vullnetin e juaj”.

Të dy palët u dakorduan për Bashkëpunimin edhe ne te ardhmen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...