Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi të shtunën një kopje e librit e shenjtë të Kuranit u dogj në një protestë në Stokholm.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta shpall person ‘non grata’ në Kosovë nacionalistin danezo-suedes, Ramus Paludan.
Kjo pasi, ai dogji librin e Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, shkroi ai në Facebook.