Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vendimin e Joe Biden për të dërguar tanke në Kievit. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se pas kësaj do të vijnë armët bërthamore, ndërsa apelon për dhënien fudn të konfliktit gati 1-vjeçar.
“Së pari vijnë tanket, pastaj kokat bërthamore. Ne duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur tani. Është kaq e lehtë”, shkruan ai.
Kujtojmë se një ditë më parë administrata Biden vendosi dërgimin e 31 tankeve “Abram” për forcat e Kievit, në bashkëpunim edhe me Gjermaninë, e cila dërgoi 80 tanke “Leopard”.