Mbrëmja humanitare “Bashkë ia dalim” ka rezultuar tejet e suksesshme.
Kjo pasi, vetëm për tre orë, siguroi rreth gjysmë milioni euro për familjet e prekura nga vërshimet e të enjtes së kaluar.
Shumë figura publike e artistë iu bashkuan këtij organizimi, duke ftuar njerëzit vullnetmirë e ata që gëzojnë mundësi financiare, për t’u dalë sadopak në ndihmë të tjerëve që vuajtën nga fatkeqësia natyrore.
Ky organizim është transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë parave.
Duhet përmendur me patjetër faktin se nga vërshimet respektive, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, madje me miliona euro.