Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka deklaruar se Komuna do të ndajë gjysmë milionë euro nga buxheti, për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
“Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje” ka thënë Hamza.
Ky është postimi i plotë i tij në facebook:
Të dashur qytetarë,
Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë.
Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje.
Gjithmonë pranë jush!